VIDEO/ Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë për të marrë pjesë në homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar.

Familjarë, kolegë, miq, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit gazetarit, duke nderuar kontributin e tij ndër vite në fushën e medias.

Gazetari Enrik Mehmeti do të përcillet për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT