Miratohet logoja kombëtare për “Vitin e Skënderbeut”
Tashmë është miratuar logo kombëtare nga Komisioni Shtetëror për organizimin e veprimtarive lidhur me “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.Loga e miratuar është një reflektim i emblemës së familjes të Kastriotëve ku paraqitet një yll me 36 rreze nga të cilat 6 janë rreze më të mëdha. Ylli është me ngjyrë të kuqe ndërkohë që në brendësi ndodhet shqiponja dykrenore e stemës së Kastriotëve.Rreth yllit nga jashtë shkruhet : “VITI MBARËKOMBËTAR I GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT-2018”, me shkronja kapitale.Logo paraqitet edhe në dy variante të tjera ndërkohë që do të përdoret në shumë institucione si:-Dekretet e Presidentit të Republikës-Vendimet e Kuvendit të Shqipërisë– Aktet e Këshillit të Ministrave– Urdhrat dhe udhëzimet e Kryeministrit– Urdhrat dhe udhëzimet e ministrave-Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kryeministrit dhe ministrave;– Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kuvendit;– Vendimet e institucioneve të qeverisjes vendore;– Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve tëinstitucioneve të qeverisjes vendore;– Urdhrat dhe udhëzimet e rektoratit të universiteteve;– Dokumentet e krijuara nga autoritetet publike;