Fjalimi i Nënë Terezës që emocionoi botën: “Dashuria fillon nga shtëpia juaj” (VIDEO)
Ky është ndër fjalimet më emocionuese të Nënë Terezës, ku foli për vuajtjen e fëmijëve, por edhe urrejtjen në botën mbarë.“Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona do ta fillojmë nga shtëpia. Dashuria fillon në shtëpi dhe nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë”, ka thënë Nënë Tereza ndër të tjerash në fjalimin e saj mbajtur me rastin e akordimit të Çmimit “Nobel për Paqen” më 11 dhjetor 1979.