Aksident në Lezhë–Milot, tre të plagosur dërgohen në Spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin Lezhë–Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar tre të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, ku automjeti me drejtuesin me inicialet R. D. u përplas me një tjetër mjet që drejtohej nga personi tjetër me inicialet F. P.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi me inicialet M. V., pasagjer në automjetin e drejtuar nga R. D.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në akse me ngarkesë të lartë trafiku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT