Vetting-u “bëhet me shtëpi”, Lu: Ditë shprese për shqiptarët

“Anë e mbanë botës kemi kaq shumë lajme të këqija dhe sot është një ditë për shpresë në Shqipëri”, deklaroi ambasadori amerikan Donald Lu ndërsa mori pjesë në ceremoninë e përurimit të godinës së vetting-ut.
Ndërsa ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin tha se është e lumtur që sot është inauguruar kjo ndërtesë.
“Është një ditë e rëndësishme për të gjithë në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur dhe po shohim edhe një staf të dedikuar në institucionet e vetting-ut“, tha Vlahutin
Ndërkohë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs tha se procesi i vettingut është një proces i gjatë dhe sfida.
Gjatë përurimit të godinës së vettingut, Theo Jacobs tha se përkushtimi i ONM nuk do të mungojë për të bërë operacionet e nevojshme në drejtësi.
Ndërkohë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs tha se procesi i vetting-ut është një proces i gjatë dhe sfida.
Gjatë përurimit të godinës së vetting-ut, Theo Jacobs tha se përkushtimi i ONM nuk do të mungojë për të bërë operacionet e nevojshme në drejtësi.
“Në këtë mëngjes dhe në këtë ndërtesë të bukur do të fillojnë sfidat tona konkrete. Trupa duhet të jetë e përgatitur për një punë të përgjegjshme dhe të rëndësishme”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT