“Të gjithë thanë se nuk do të bëhej”, reagon Trump: Fluturimet Kosovë-Serbi, një fitore

“Një fitore”, kështu e quajti Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve.
Në një postim në Twitter, Presidenti Trump shkruante:
“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”
Trump falenderon Ambasadorin Robert O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell.
Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.
Everyone said it couldn’t be done. But for the first time in a generation, there will be direct flights between Serbia and Kosovo. Another win. Thanks to @WHNSC Ambassador Robert O’Brien and Ambassador @RichardGrenell! pic.twitter.com/0qSLryG96B
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 21, 2020