Koronavirusi, PD: Mjekët në rrezik! Maskat të skaduara prej 9 vitesh, Prokuroria të hetojë

Përfaqësuesit e grupit të punës të ngritur pranë Partisë Demokratike, denoncuan sot nga kamza se mjekët po përdorin maska të skaduara të cilat iu kanë shkaktuar irritime në fytyrë.

Gazment Bardhi deklaroi se në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve në detyrë janë vendosur si maska, mbetje spitalore me datë skadence 20 dhjetor 2011, për të cialt tha se duhet të asgjësohen.

“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që ky është krim i rëndë shtetëror, për të cilin përgjegjëse direkte është ministrja Shëndetësiosë e përfshiorë në një operacion manipulimi të hetohet. Nga ky operacion kriminal rrezikohet jeta e mjekëve rrezikohet jeta e qytetarëve. Qeveria të lërë propagandën të marrë masat e nevojsjhme për të mbrojtur mjekët dhe infermierët”, u shpreh Bardhi.

Ai denoncoi se janë 1 milion e 200 mijë kuti me maska të tilla dhe tha se është përgjegjësi ligjore e Prokurorisë së Pë5rgjithshme që të të urdhërojë pa asnjë vonesë prokuroritë e rretheve dhe të sekuestrojë të gjitha “mbetjet spitalore” që iu janë vendosur mjekëve në dispozicion. /a.y/noa.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT