“Fshirje të faturave, riskedulim të kësteve të kredive”, Basha propozon një paketë masash për situatën

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka propozuar një sërë masash financiare për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Ai i ka bërë thirrje kreut të qeverisë Edi Rama që të lërë sulmet nga opozitës, por ta ketë mendjen te mjekët.

“Nuk është koha për sulmet ndaj opozitës. Duhet të fokusohemi të kujdesi te mjekët dhe ndaj qytetarëve dhe që vendi të mos kalojë kolaps ekonomik. Për këtë arsye pas një konsulte me grupin ekonomik të PD-së dhe aleatëve me qëllim edhe mbrojtjen e bizneseve propozojmë;

Pezullimin dhe fshirjen e faturave të ujit në zonat ku virusi është shfaqur

Të ndalohet shkëputja e ujit dhe dritave deri në tejkalimin e gjendjes

Të pezullohen kontributeve shëndetësore për 3 muaj

Përjashtimi nga tatim fitimi për të gjitha subjektet ku është shfaqur virusi, 2 muaj kosto të pagave të punonjësve

Përjashtim nga taksa e pronës për tre muaj

Përjashtim nga kamatëvonesat dhe gjobat për 3 muaj

Mbështetje për sektorin e turizmit, fason apo call center

Kërkojmë rishikimin e buxhetit për përballimin e kostove të të sëmurëve

Alokimin e fondeve për testimin e personave të prekur

Rritjen e fondeve për shërbimet sociale

I bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive për rrethanat nga kriza.”, ishin propozimet e bashës.

Ai i kërkon ekzekutivit që propozimet të studiohen me përparësi.

“Nnuk kam asnjë merak, le ta marrë meritën si për prindin që të rrijë në shtëpi. Nuk ka rëndësi nuk i propozoi i pari, e rëndësishme është ti thërrasin mendjes. Mos rrijë në Twitter, por të bëjnë punën sikur duhet dhe jo të merren me opozitën”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT