Historiani publikon faktet: Shqiptarët dhe grekët janë në luftë (Dokumetet)
Për ministrin e Jashtëm të Greqisë, ligji i luftës më Shqipërinë është një marrëzi, e cila duhet të zgjidhet sa më parë. Pas këtyre deklaratave, i menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigja e historianit Arben Llallës, i cili ka sjellë dokumente të cilat tregojnë qartësisht se Shqipëria dhe Greqia janë në luftë. Ai ka publikuar fakte historike dhe dokumente për këtë çështje.
Më tej historiani shprehet se Greqia i ka shpallur luftë Shqipërisë dhe kjo ka ndodhur njëherë gjatë luftës së dytë botërore dhe hera tjetër është shënuar 20 vite më vonë, kur vendi ynë ishte nën udhëheqjen e komunistëve me në krye Enver Hoxhën. Statusi i historianit Arben Llalla
Grekët dhe shqiptarët dy popuj miq, por që janë në luftë me njeri-tjetrin zyrtarisht. Shkresa e më poshtme tregon qartë që Greqia i ka shpallur Luftë Shqipërisë dy herë, më 1940 dhe 1966.Përkthimi i Shkresës
Ministria e Punëve të JashtmeE3 DIDDY237/269NOTË VERBALEMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë i paraqet mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe duke ju referuar shënimit të Ambasadës Nr. Prot. 131, datë 18.6.1999 ka nderin të informojë Ambasadës e nderuar që Ligjet greke, Nr. 2636/1940 dhe 4506/1966 janë akoma në fuqi.Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Ambasadës së Republikës së Shqipërisë konsideratat më të larta.Athinë, 28 Qershor 1999Dërguar Ambasadës së Republikës së ShqipërisëAthinë (VULA e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë)./ZgjohuShqiptar.info