Çela udhëzime Prokurorive: Shmangni masat e arrestit me burg ku është e mundur

Përhapja e koronavirusit në vend ka rritur shqetësimin edhe për mbajtjen e burgjeve larg këtij virusi.
Me një udhëzim të ri, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela urdhëron Prokuroritë e vendit që të vlerësojnë me rigorozitet rastet që kanë nën hetim dhe për masat e sigurisë aty ku është e mundur të kërkohet caktimi i dënimeve alternative të dënimit me burg apo edhe shtyrjen e vendimit për caktimin e masës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19.
Më poshtë dokumenti i udhëzimit, i siguruar nga Ora News.


j.l./ dita
