Një nga ‘trimat’ e ‘Agimit të Artë’ është… shqiptar

Ditët e fundit anëtarë të partisë neonaziste “Agimi i Artë” në Greqi, të organizuar në grupe të vogla të dhunshme (këto “patrulla” drejtohen nga deputetë të saj) sulmojnë shitësit ambulantë dhe shitësit e vegjël emigrantë nëpër tregjet e qyteteve greke. U shkatërrojnë mallin dhe ushtrojnë dhunë fizike nëse ata nuk pranojnë t’u binden e të largohen.

Krerët e kësaj partie – që aktualisht ka një pjesë të konsiderushme të fetës elektorale në Greqinë e shkundur nga kriza – janë shprehur hapur se po tentojnë të zëvendësojnë autoritetet e sigurisë në vend, përfshirë policinë (këtu duhet thënë se “metodat” e “Agimit të Artë” gëzojnë simpati dhe mbështetje të lartë në rradhët e efektivave të policisë greke, – sipas raportimeve).

Këto sulme të shpallura si aksione “për të spastruar vendin nga emigrantët” kulmuan me një ngjarje të dhunshme në panairin e qytetit të Megaras, pas së cilës në Athinë ka patur reaksione të forta politike. Pikërisht për këtë ngjarje, nga mediat greke mësohet se policia e tyre është befasuar, kur vërtetoi se të paktën njëri nga “trimat” e “Agimit”, krah i djathtë i deputetit të zonës dhe organizator i incidentit të ndodhur ishte… shqiptar. Mediat greke e prezantojnë me emrin Roberto Chaidi, por banorë të Lukovës (vendlindja e tij) në forumet e lexuesve që komentojnë poshtë lajmit – saktësojnë se ai quhet Robert Hajdhi (1961).Për disa nga mediat greke, më i rëndësishëm se fashizmi i tij dhe aktet e dhunës që ka kryer – rezulton fakti që ky person është… shqiptar. Me gjasa, mëshimi te shtetësia është një përpjekje për të ulur kreditet publike të partisë “Agimi i Artë” flamuri politik i së cilës është ngritur nën himne të forta kundër ekstrakomunitarëve që “po u rrëmbejnë punën dhe mirëqenien grekëve të papunë”.

Faqja online e “Shekullit” e prezanton Hajdhin kështu: “…Edhe pse ai vetëquhet vorio-epirot, sipas hetimeve rezultoi se ai kurrë nuk e ka përfituar shtetësinë greke, këtë gjë e vërteton dhe më së miri vetë fletorja zyrtare e qeverisë, e cila kurrë nuk e ka përfshirë emrin e tij në listë. Ai është, i cili disponon dhe një hotel luksoz në Lukovë të quajtur “Hotel Palace Lukova”. Madje, në hotelin e tij, vitin e shkuar u organizua dhe “Miss Albania 2011”…”

Kurse mediat greke e prezantojnë si si krahun e djathtë të deputetit të “Agimit” Konstantinos Barbaruschi. Ato gjithashtu përmendin se Hajdhi është pronar i një hoteli dhe person që merret me biznesin e çorapeve. Një prej tyre (http://tsoutsouneros.arvanitis.eu/ archives/26491) ka publikuar disa fotografi të hotelit të tij dhe në një prej tyre ka qarkuar me një rreth flamujt në këndin e pishinës (shihet flamuri i BEsë dhe i SHBA-ve) – duke e vënë në lojë për këtë “paradoks” dhe për një gabim drejtshkrimor në greqishten e etiketave të çorapeve që tregton.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT