Xhufi: Skënderbeu na qenka grek? Ja kush e bëri Greqinë (VIDEO)
Historiani Pëllumb Xhufi, reagon ndaj deklaratave të partisë neo-naziste greke, Agimi i Artë, e cila theksoi se Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte grek. Xhufi theksoi se kryengritësit kryesore të vitit 1821, që sollën çlirimin e Greqisë, ishin shqiptarë.
“Fakti është se historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman, në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX”, theksoi Xhufi.
Greqia ka ‘boshllëk’ heronjsh dhe po kërkon të ‘rrëmbejë’ nga Shqipëria disa prej tyre. Kështu u shpreh historiani Pëllumb Xhufi, duke reaguar ndaj deklaratës së ultra nacionalistëve grekë, “Agimi i Artë”, të cilët pretendojnë se Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte grek. Xhufi theksoi se kryengritësit kryesore të vitit 1821, që sollën çlirimin e Greqisë, ishin shqiptarë.
“Fakti është se historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman, në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX. Fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë. Madje qysh në shekullin XIX, ndonjë ideolog i ‘megali-idesë’ shkoi më tutje: duke ndjerë si frustrim kombëtar boshllëkun në histori, e në heronj për Mesjetën greke, mendoi të ‘rrëmbejë’ edhe Skënderbeun. Askush në Evropë e Amerikë nuk ua ka vënë veshin kllapive të tilla. Madje edhe në vetë Greqinë, brenda dhe jashtë botës akademike po shtohen gjithnjë e më shumë zërat, që denoncojnë nervin nacionalist e shovinist të historiografisë e të vetë politikës greke. Ndaj këtyre duhet të tregohemi (dhe duhet të tregoheni edhe ju gazetarët) të vëmendshëm dhe jo ndaj kakarisjeve të sorrave të ‘Agimit të perënduar’”, theksoi Xhufi.
“Agimi i Artë” përmes një shkrimi në faqen zyrtare u shpreh se shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Jorgo Kastriotin, i cili zhvilloi një luftë të ortodoksisë kundër turqve, për të mbajtur të lirë rajonin. Në shkrim shtohej gjithashtu se shqiptarët përdorin në mënyrë të padrejtë flamurin e Perandorisë Bizantine si flamur kombëtar dhe nënvizonin se Epiri ishte grek.
Xhufi tha se deklaratat e drunjta të “Agimit të Artë” nuk do të meritonin asnjë vëmendje, nëse nuk do të shprehnin një shqetësim real të nacionalizmit grek dhe të historiografisë nacionaliste greke.
Reagimi i “Agimit të Artë” erdhi pas deklaratave të pak ditëve më parë të kreut të marrëdhënieve me Jashtë në partinë Aleanca Kuqezi, Lisen Bashkurti, i cili foli pas një tjetër fyerjeje ndaj shqiptarëve.
Për Pëllumb Xhufin, njohës i mirë dhe autor i disa librave për këtë periudhë historike, “Agimi i Artë” nuk bën gjë tjetër veç shkel në rrugë të perënduara.
VIDEO: Digjet Agimi i Artë
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.