Premtimi i qeverisë për ishull mbi lumin Osum, dhe projekti që ka mbetur vetëm në letër
Mimoza Picari/ Afro 3 vjet me parë në Janar të vitit 2015 zv Kryeministri Niko Peleshi dhe vetë Kryeministri Edi Rama do të habisnin këdo me shpalljen e një projekti ambicioz që parashikonte ndërtimin e një ishulli mbi lumin e Osum afro 40 ha. Listës së ishujve në det dhe liqen do t’i shtohej dhe një ishull i ri, ai mbi Lumin Osum, e padëgjuar me parë në Shqipëri.Janar 2015. Niko Peleshi: “ Ka nje Vendim qeverie për të kthyer lumin e Osumit në një lumë me të vërtetë urban të displinuar dhe të hijshëm. Projekti që do shpallent pas një konkursi ndërkombëtar është ndërtimi i një iushulli në qendër të lumit të Osumit. Një ishull që mund të akomodojë struktura që do t’i rrisin vlerat qytetit të Beratit”.“UNLAB, OPENFABRIC, CoRDA ” u shpall studioja fituese për projektin e ishullit të lumit Osum. Konkursi u shpall nga vetë kryeministri Edi Rama dhe në të morën pjesë 12 studio ndërkombëtare. Rama tha 3 vjet më parë, se ndërtimi i ishullit nuk ka të bëjë vetëm me zbukurimin e qytetit, por me përmirësimin e infrastrukturës dhe nivelit të jetesës në këtë qytet.Ishulli tha ai shtrihet në zonën midis dy lagjeve muzeale, Mangalemit e Goricës, që ndahen nga njëra tjetra prej lumit Osum, për tu shndërruar kështu në atraksionin e ri turistik të Beratit.


NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!
