VIDEO / “Avioni i parë zjarrfikës nis aktivitetin”, Rama: Forcë e shtuar e këtij gushti sfidues

Kryeministri Edi Rama njoftoi se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin, duke u angazhuar si forcë shtesë për përballimin e situatës me zjarret gjatë muajit gusht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se vendi është më i përgatitur se më parë për t’u përballur me emergjencat, por paralajmëroi se rreziku i përshkallëzimit të zjarreve mbetet i lartë, ashtu siç po ndodh aktualisht në disa vende europiane.
“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht“, shkruan Rama.