Sadulla Duraku: Thuani Shvërgovskit të më padisë mua për himnin !
Gjatë hapjes solemne të një pjese shtesë të shkollës së mesme të Likovës, “Ismet Jashari”, ku morën pjesë aktivistë të BDI-së, si dhe lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, u këndua përsëri himni shqiptar.
Kjo ka ngallur reagime të shumta nga portalet dhe gazetat maqedonase, me çka gazeta “Dnevnik” kanë pyetur Sadulla Durakun në ldihje me këtë ngjarje.
Ai nuk ka menduar shumë dhe është përgjigjur shkurtë duke thënë: “Pse nuk më pyetni se kush ka dhënë donacione për tu rindërtuar kjo shkollë. Ato nuk janë para nga shteti, por nga fondet IPA si dhe nga komunat bullgare. Thuani Shvërgovskit të më dërgojë mua padi penale!”.
Këto reagime të maqedonasve vijnë pasi që edhe në “Orën e parë Akademike” në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës u këndua himni shqiptar. Më pas mënjëher ishte përgjigjur prokurori publik Ljupço Shvërgovski i cili tha se do të ketë padi penale për këtë rast dhe përgjegjësit do të dalin para ligjit pa marrë parasysh se kush është. Ai shtoi se nuk do të tolerohet që në shtetin e Maqedonisë të këndohet himni i ndonjë shteti tjetër.
Po ashtu edhe Gordana Jankullovksa ka thënë se prokuroria do të ketë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme për rastin në fjalë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.