Nazistët grekë në Himarë, Greqia ndalon gazetarin shqiptar si rrezik kombëtar
| Marin mema |
Sarandë – Autoritetet greke të kufirit kanë ndalur të futet në territorin grek gazetarin e Top Channel, Marin Mema, duke e konsideruar atë si rrezik kombetar për Greqinë. Gazetari Mema ka qenë duke udhëtuar me familjen për në Greqi, për të kaluar pushimet, kur është ndalur nga policia kufitare në pikan e kalimit kufitar në Qafë Botë të Sarandës. Policia i ka thënë se ishte në listën e personave që përbëjnë rrezik për kombin grek, ndaj dhe nuk mund të lejohej të kalonte. Gazetari Mema tregoi në telefon për gazetën “Zgjohu Shqiptar” se kishte telefonuar pranë Ministrisë sonë të Jashtme për të kërkuar ndihmë, por atje i kanë thënë se nuk kanë fuqi për të ndikuar në një vendim të tillë të autoriteteve greke. Sipas tyre, në të njëjtën mënyrë, në kufi ishte ndaluar të futej edhe një gjykatës shqiptar disa ditë më parë.
Gazetari Marin Mema, është autor i dy reportazheve në territorin shtetëror grek, njëri për krahinën e çamërisë dhe tjetri në fshatin e lindjes së patriotit shqiptar Papa Kristo Negovani. Gjatë realizimit të këtyre reportazheve, në vitin 2010 – 2011, grupi i xhirimit ishte ndaluar nga rojat greke të kufirit të futej në territorin grek. Por në të dyja rastet, gazetari Mema ia kishte dalë të futej në mëyrë ilegale dhe përmes kamerave të fshehta ti realizonte reportazhet të cilët kishin në fokus jetën ne trojet shqiptare të çamërisë dhe atë të shkatërrimit të shtëpisë dhe varrit të partiotit Negovani.
Duket se kanë qenë pikërisht këto reportazhe të gazetrit shqiptar që e kanë futur atë në listën e personmave të padëshiruar dhe të rrezikshëm për Greqinë. Emri I tij tashmë është në sistemin kompjuterik grek për të mos u lejtuar të futet në këtë vend nga asnjë pika kalimi kufitar.
Ndalimi i gazetarit Marin Mema vjen vetëm pak ditë pasi një deputet nazist grek u fut në Shqipëri dhe mbajti një konferencë shtypi në varrezat e Himarës, duke thënë se kjo është tokë Greke dhe ne do të bëjmë cdo gjë për ta marrë atë. Autoritetet shqiptare që nuk dinë të thonë asgje për ndalimin e shtetasve të saj në kufi, sikur të ishin anëtarë të Al Kaedas, nuk mund të vendosin që të ndalojnë në kufi nazistën e rinj, të cilët nazizmin e tyrte e shprehin vetëm ndaj shqiptarëve, në kërkim të “Vorio Epirit”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.