E kanë kapur me pemët. Nishani nis e sharron gjithë drurët në Presidencë! (FOTO)

Shumë mendonin se do ta niste me vendosje ashensori, por e ka nisur me prerje të të gjithë pemëve në oborr të Presidencës. Sot paradite punonjës të Gardës me motorsharra, kanë nisur prerjen e drurëve në oborrin e Presidencës.
Gazeta Tema tentoi të pyeste dikë prej tyre dhe jo vetëm që nuk mori përgjigjie, por vuri në lëvizje një skuadër gardistësh të zbonin gazetarin që fotografoi. Me sa duket, në Presidencë do fshihet çdo gjurmë nga e kaluara, përfshi dhe pemët.

Dhe një hollësi tjetër. Me siguri Fatmir Mehiu nuk është njoftuar si ministër Mjedisi. As Lulzim Basha si kryetar bashkie. Në raste të tilla ata justifikohen se do mbillen dhjetë herë më shumë pemë të reja!.


  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT