Stefanoviq: Kosova është shtet artificial
Shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar se vendimi i Grupit Ndërkombëtar Drejtues mbi heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë ndaj Kosovës, nuk nënkupton shumë për Serbinë.
Ai ka thënë se KFOR-i dhe EULEX-i do të mbeten ende në Kosovë.
“Ky vendim nuk do të thotë shumë në qëndrimin tonë kombëtar ndaj çështjes së Kosovës”, ka thënë Stefanoviq, i cili në frymën e politikës zyrtare të Beogradit, vazhdon të mbajë iluzione se Kosova është pjesë e Serbisë.
“Megjithatë me vendimin në Vjenë është krijuar diçka artificiale, me të cilin tregohet se si Kosova është shtet i ri, i pavarur, i pjekur, demokratik dhe evropian. Të gjitha këto janë të pavërteta”, ka thënë Stefanoviq.
Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tani është njohur nga 91 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, në mesin e të cilave janë edhe ato me demokraci she ekonomi më të zhvilluar në botë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.