VIDEO/ “Arena Kombëtare” gati për Ligën e Kombeve? Shihni si po ecin punimet
Punimet në “Arenën Kombëtare” po vijojnë me ritme të shpejta. Deri tani kanë marrë formë tre tribuna, ajo përballë dhe dy tribunat mbrapa portave, ndërsa e fundit do të ndërtohet tribuna qendrore, e cila pritet të jetë ndër më modernet në Europë.Brenda stadiumit tashmë është futur edhe një vinç shumë i madh, gjë që tregon se punimet janë në faza të avancuara.
“Arena Kombëtare” është parashikuar të përfundojë në vjeshtën e këtij viti, që të mund të jetë gati për takimet që Kombëtarja do të luajë në Ligën e Kombeve me Skocinë dhe Izraelin./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!