Putin kërkon naftën shqiptare. Fituesi shpallet në nëntor, për 100 vjetorin e Pavarësisë
Gjigandi rus Gazprom duket se i ka vënë syrin Albpetrol-it shqiptar. Gazeta Shqip vijon të merret më këtë çështje, duke rikonfirmuar se Gazprom ka hyrë në garën për naftën shqiptare përmes filialit serb të saj, kompanisë Nish. Sipas Shqip, Gazprom e ka synimin që të ketë një dalje në Adriatik, me sytë drejt Perëndimit. Për më tepër në lojë është edhe licenca e tregtimit të gazit të TAP. Kush merr Albpetrol-in, merr edhe licencën për produktin e gazsjellësit TransAdriatik. Mësohet se fituesi i këtij tenderi do të shpallet në nëntor, pikërisht për 100 vjetorin e Pavarësisë. Kompania fituese do ketë mundësi të ngrejë një rafineri nafte në Durrës, në zonën e Porto Romanos, aty ku shteti ka lënë në dispozicion disa toka për ‘park industrial’. Bëhet fjalë për tokat e Damir Fazlliç, të blera me ‘ndihmën’ e studios ligjore të vajzës së Berishës dhe natyrisht me vulën e kryeministrit Sali Berisha, që e shpalli këtë zonë ‘park industrial’ sapo Fazlliç bleu tokat me çmim qesharak.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.