Fondet sekrete, gazetari shqiptar në Greqi: Lista e emrave e publikuar në Shqipëri nuk ekziston
Gazetari Robert Goro, i cili jeton në Greqi thotë se lista e politikanëve dhe gazetarëve e publikuar në mediat shqiptare për financimet sekrete nuk është raportuar nga mediat greke.Përmes një lidhje me Skype nga Greqia në TV Klan, Goro u shpreh se është përmendur emri i gazetës, por gazeta nuk kishte asnjë informacion në lidhje me listën e publikuar në Shqipëri.Gazetari tregoi se listën nuk do ta marrim vesh kurrë, pasi ajo disponohet vetëm nga ministri dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.Sipas tij, në Parlamentin grek u tha se ky fond është përdorur në Shqipëri, Maqedoni dhe ndonjë vend tjetër për arsye të caktuara.Në lidhje me krijimin e debatit, Goro tha se gjithçka nisi me akuzat e ndërsjella mes ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Jashtëm në lidhje me abuzimet me fondet sekrete./ZgjohuShqiptar.info