Çfarë do të bënin grekët e lashtë, që ta shpëtonin Greqinë?

Nga ANILA JOLE
Pyetjes “Çfarë këshille do t’iu jepnin grekët e lashtë, pasardhësve të tyre të kohëve moderne për të zgjidhur krizën?”, tenton t’i përgjigjet pedagogu në Universitetin e Oksfordit, Armand D’Angour, duke iu referuar shkencëtarëve dhe filozofëve të lashtësisë greke, në teoritë apo thëniet e tyre, të cilat mbeten gjithmonë aktuale dhe universale.

Soloni dhe masat e tij
Në fillim të shekullit të 6 p.e.s. qytetarët e Athinës ishin ngarkuar nga borxhet, ndarja sociale dhe pabarazia. Fermerët e varfër ishin gati për t’u shitur si skllevër, vetëm që të jetonin familjet e tyre. Kryengritja ishte e pashmangshme, por Soloni, një aristokrat, u shfaq si një ndërmjetës i drejtë mes interesave të të pasurve dhe të varfërve. Hoqi prangat e pronësisë, të borxheve dhe krijoi klasa me nivele të ndryshme të pasurisë, dhe me detyrimet përkatëse. Edhe pse i sulmuar nga të gjitha anët, miratoi dhe hapi rrugën për krijimin e demokracisë. Suksesi i Solonit tregon se liderët e mëdhenj duhet të kenë guxim për të zbatuar edhe masa kompromisi jopopullore, për hir të drejtësisë dhe stabilitetit.

Pitagora – Asgjë nuk është e re! Grekët bashkëkohorë mund të gjejnë ngushëllim tek paraardhësi i tyre, Pitagora. Filozofi dhe matematikani i lashtë, Pitagora besonte “se të gjitha janë pasoja të diçkaje dhe asgjë nuk është krejtësisht e re”. Sipas Pitagorës janë numrat, që fshihen pas çdo gjëje në univers dhe ngjarjeve kozmike, të cilat përsëriten në një cikël prej 10800 vjetësh.

Odisea – Ka edhe më keq!
“Mbahuni fort, sepse ka dhe me keq”, iu tha Odisea 20 shokëve të tij gjatë udhëtimit të kthimit për në Itakë, duke u përpjekur të bindë edhe veten, se nuk do të përkulet deri në fund, më gjithë aventurat dhe vuajtjet e shumta. Mesazhi është se situatat e vështira kapërcehen me inteligjencë dhe kurajo.

Sokrati – A është e drejtë?
Sokrati, kurrë nuk u ndal në kërkim të gjetjes së përgjigjeve për pyetjet “Çfarë është drejtësia?” dhe “Si duhet të jetojmë?” Trashëgimia e filozofit të madh grek, është një detyrë për të vazhduar kërkimin tonë të palodhur derisa të gjejmë përgjigje të qarta definitive, veçanërisht kur nuk ka gjasa për t’i gjetur ato.

Aristofani – Kujdes me zgjedhjet që bën!
Në komedinë “Bretkosa”, Aristofani jep këshilla të qarta dhe të ndershme për bashkatdhetarët e tij: “Zgjidhni udhëheqës të mirë, përndryshe do t’ju dalë keq!”

Herakliti – Kapni ndryshimin!
Mendimtari shkruan: “Nuk mund të hysh dy herë në të njëjtin lumë”. Sipas Heraklitit, ndryshimi është i vazhdueshëm, dhe gjëra të ndryshme, ndryshojnë me ritme të ndryshme. Në një mjedis që vazhdimisht rrjedh, është e rëndësishme të caktojmë disa pika fikse dhe të kapemi pas tyre. Kështu sipas profesorit D’Angour, tregjet e obligacioneve, borxhi dhe paketa e shpëtimit mund të jenë një sfidë e tillë.

Hipokrati – Dëshira nuk shëron, duhet vëzhgim
Çfarë është e madhe në mendimin e lashtë rreth shëndetit dhe sëmundjes, është supozimi i qartë se mjekët duhet të vëzhgojnë me saktësi dhe sinqeritet, edhe kur pacientët e tyre largohen nga jeta. Të menduarit magjik apo dëshirat nuk shërojnë. Vetëm vëzhgimi i ndershëm, empirik mund të zbulojë se çfarë funksionon dhe çfarë jo.

Orakulli i Delphit – Njih vetveten!Duke iu referuar orakullit, profesori pyet: “A duhet të largohet Greqia nga euro?” Përgjigjja ishte: Ndoshta “Greqia duhet të braktisë euron, në qoftë se euro e ka braktisur Greqinë”, duke i lënë ata që favorizojnë këtë mendim dhe ata që janë kundër, të gjejnë rrugën e tyre. Ai vë në dukje këshillën e urtë të famshme të Delfit: “Njih vetveten!”

Klisteni dhe demokracia Grekët e lashtë e dinin shumë mirë fuqinë e mundësisë. Një avantazh në një moment të caktuar, në fjalimet publike, në sport, në betejë, ishte i admirueshëm dhe konsiderohej si një shenjë e kompetencës. Klisteni krijoi një kushtetutë shumë demokratike. Kështu ai shpiku me shpejtësi të admirueshme, një sistem qeverisës të zgjedhur, në të cilin të gjithë qytetarët të kishin një votë për të shprehur mendimin e tyre. Kështu lindi demokracia e parë në botë.

Arkimedi – Eureka!
Së fundi, profesor D’Angour i referohet shprehjes së famshme të Arkimedit “Eureka!”. “E gjeta!”, bërtiti i ngazëllyer kur zbuloi ligjin e gravitetit të veçantë, ndërsa bënte banjo në ujërat e ngrohtë. Për të gjetur një zgjidhjen e një problemi të mprehtë kërkon përpjekje të madhe mendore, por përgjigja shpesh vjen kur ju ulni ritmet dhe jeni duke shijuar një dush të ngrohtë”, përfundon profesori.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT