Papa Benedikti XVI: Pikëllim i thellë, lutje për të vdekurit dhe të plagosurit
| Papa Benedikti XVI |
Papa Benedikti i XVI-të ka shprehur mesazhin e tij të ngushëllimit lidhur me tragjedinë e ndodhur në Himarë, ku humbën jetën 13 persona.
Kreu i Vatikanit i ka dërguar një mesazh ngushëllimi administratorit Apostolik të Jugut, Imzot Hil Kabashit për tragjedinë e Himarës.
Në këtë telegram Ati i Shenjtë ngarkon Imzot Kabashin që t’i përcjellë familjarëve të viktimave ndjenjat e pikëllimit të thellë, ndërsa siguron për lutjen e tij nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit.
Siç raporton noa.al në mesazhin e Papa Benediktit shkruhet se, “I informuar për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente, Ati i Shenjtë ngarkon Shkëlqesinë Tuaj që t’u paraqisni familjarëve të viktimave ndjenjat e pikëllimit të thellë dhe, ndërsa siguron për lutjen e tij nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit, i lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike. Kardinali Tarcisio Bertone, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij”.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”