“Lëvizja e lirisë” merr përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë serbe në Dobrosin

Organizata e quajtur “Lëvizja e lirisë” e ka marrë përsipër sulmin ndaj policisë serbe në Dobrosin të Bujanocit, nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot për media. “Në natën e ditës së Enjte më 17.05.2012 në ora 01:45 është kryer aksioni. Aksioni kishte të bënte në goditjen e postës policore, e cila gjendet në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit. Operacionin e kreu Njësia shqiponjat, të Gardës Gjergj Kastriotit –Skënderbeu, të Lëvizje së Lirisë. Efektivët, që kryen aksionin ishin 9 (nëntë) pjesëtarë. Efektivët e njësisë, kanë shkrepur mbi postën policore në distancë 15-20 metra. Armët, që u përdorën ishin: pushkë automatike, pushkëmitrolozë dhe kalibra të mëdhenj. Njësia Operative, raporton se aksionin e kreu me sukses dhe pa dëme në palën tonë”, thuhet në njoftimin e organizatës me emrin “Lëvizja e Lirisë” arritur sot në redaksinë e gazetës sonë.
Komunikata mban logon “LËVIZA E LIRISË”, datën si dhe vulën e nënshkruar nga drejtoria rajonale e “Lëvizjes së Lirisë”.Për më shumë mund ta shihni në faksimilin më poshtë:



Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT