Kina nuk e njeh Kosovën, por i jep viza

Flamuri kinez / Foto arkiv
Kosovarët mund të udhëtojnë drejt Kinës me pasaportë. Ky shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit në OKB-së, i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, po i lejon shtetasit e saj të hyjnë në territorin e vet duke u dhënë viza, sikurse bëjnë edhe disa shtete europiane. Zëvendësministri Petrit Selimi shpreson se ky është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Pekinit.
Nga Kina e largët po vijnë lajme të mira për kosovarët. Ky shtet anëtar permanent i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pavarësisht qëndrimit refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës, duket se ka vendosur të lehtësojë udhëtimin e kosovarëve duke u lëshuar viza.
Kina, e cila ka rritjen më dinamike ekonomike në dekadat e fundit dhe që është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës për nga importi, jo zyrtarisht ka filluar ta zbusë qëndrimin duke pranuar pasaportat kosovare si dokumente të vlefshme.

Sipas gazetës kosovare “Express”, numri i kosovarëve që po udhëtojnë drejt Kinës është në rritje e sipër. Federata e Pingpongut me gjasë është e para që ka “thyer akullin”, duke marrë pjesë në evenimente sportive në Kinë. / 


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT