Fotolajm/ Zemrat përqafohen edhe në distancë, rri në shtëpi!

Katedralja e Rrëshenit ka dhënë një mesazh të bukur dhe domethënës në këto ditë të vështirë, kur Shqipëria përballet me Covid-19.
“Zemrat përqafohen edhe në distancë, rri në shtëpi! Forca shqipe”, shkruhet në një parullë, e cila është vendosur në hyrje të katedrales.
Edhe Meta ka reagur lidhur me gjetjen e Katedrales së Rreshenit dhe i ka bërë thirrje shqiptarëve të tregohen të fortë dhe të qëndrojnë në shtëpi. Duke postuar foton e një banderole të varur në kangjellat e Katedrales së Rrëshenit mbi të cilën shkruhet: Zemrat përqafohen edhe në distancë, Presidenti shprehet se ky mesazh i bukur na ndihmon të besojmë se bashkë mund të mposhtim çdo të keqe.
STATUSI I PLOTË
Zemrat përqafohen
edhe në distancë! #RriNëShtëpi
FORCA SHQIPE!
Një mesazh i bukur këtë mbrëmje nga Katedralja e Rrëshenit!
Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!