ASKUSH NUK INTERESOHET PËR SHQIPTARËT E UKRAINËS
Janë rreth 50 mijë shqiptarë që jetojnë në Ukrainë dhe se deri më sot askush nuk ka shfaqur ndonjë interes për gjendjen e tyre.
Ismet Zaatov, zëvendës-ministri i Kulturës i Republikës Autonome të Krimesë në kuadër të Ukrainës deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se zyrtarisht deri tani nuk është shprehur ndonjë interes për shqiptarët që jetojnë në Ukrainë.
“Ata janë si popull rreth 50 mijë që jetojnë në rajonet e Odesës, Kirovgrad dhe Zaparushje dhe se dita ditës po asimilohen, për shkak se nuk i kushtohet vëmendja apo kujdesi nga shtetet e tyre amë siç është Shqipëria apo pse jo edhe Kosova”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, Ismet Zaatov, i cili i takon popullsisë tatare të Krimesë, një popullsi me origjinë turke me mbi 200 mijë banorë, që ka arritur të marrë autonominë si republikë në kuadër të Ukrainës.
Sipas tij, shqiptarët në Ukrainë i takojnë konfesionit ortodoks, dhe se traditat e tyre i ruajnë dhe i kultivojnë në mënyrë private dhe pa ndonjë mbështetje institucionale.
Sipas tij, vetëm në rajonin e Krimesë ka pasur mbi 90 për qind shqiptarë në qytetin e njohur Gruzuf, më i bukur në Ukrainë dhe ish-BRSS.
Sipas tij, popullsia tatare e Krimesë ka synimin e saj për të formuar republikën autonome me autonomi të plotë në kuadër të Ukrainës. Kjo popullsi ka shkolla në gjuhën e tyre amtare dhe qendra të tjera për kultivimin e kulturës. Republika e Autonome e Krimesë përmes Ministrisë së Kulturës ka pranuar propozim-projektin e INA-s për të vizituar këtë rajon duke përfshirë edhe zonat e populluara me popullsi shqiptare në Ukrainë.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”