Meta: Më 2 mars, në shesh. Shpartallojmë grushtin e shtetit

Presidenti Ilir Meta sot para medieve ka dhënë prova të tjera, që sipas tij janë grushti i shtetit që qeveria dhe kryeministri Edi Rama po i bën Kushtetutës me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve.

Meta ka përcaktuar datën 2 mars, si ditën e parë të ballafaqimit të Ramës me oligarkinë dhe mafian ndërkombëtare.

“Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti. Së dyti ka edhe persona të tjerë, që do të ketë padi të reja, cdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi cmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Nëse kjo godinë, ky institucion është sot një kështjellë e vetme, për fat të keq, por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera. Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevradin Dëshmorët e Kombit, falë popullit shumë shpejt, nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjithë këta informacionet që janë në bulevard do i kthehen popullit. Ata që kërkojnë popullin e presidentit të whatsaap të përgatisin poturet e gjëra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT