‘Armiku mund të na marrë mijëra jetë’, alarmi i Ramës: Jemi vetëm, shtrëngoni dhëmbët kur shpirti…

Kryeministri Edi Rama theksoi se beteja me koronavirusin do të jetë e gjatë, ndërsa u kujtoi qytetarëve se nuk do kenë gjithçka që kishin para koronavirusit.
Rama u kujtoi disa herë shqiptarëve se në këtë betejë do të jemi vetëm, pasi nuk do të na mbështesë asnjë shtet.
“Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti ju vjen për të dalë. Kjo është luftë, nuk jemi me pushime. Mos prisni nga qeveria të garantojë gjithçka që kishit. Mos dilni shëtitje as me gruan, as me të dashurën dhe as me shokët. Do bëjmë gjithçka në këtë luftë të mallkuar, por nuk do kemi shumëçka që kishim në kohë paqe. Nuk e dimë se sa do zgjasë kjo mbyllja absurde në shtëpi dhe nuk e dimë sesa do të na bien të ardhurat. Kjo kohë e mallkuar, që vetëm Zoti e di sa do zgjasë, do ndikojë tek të ardhurat. Të ardhurat do të bien shumë. Po sikur të mos mjaftojnë edhe dy muaj që kjo luftë të mos mbarojë?”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se jemi në betejë më një armik që rrezikon të marrë mijëra jetë.
“Jemi në luftë me një armik që rrezikon të na marrë qindra në mos mijëra jetë, nëse nuk e ndajmë mendjen se në këtë hall jemi vetëm. Nuk kemi kujt t’i shtrijmë dorën.”, tha Rama