Ekskluzive/Harta e “Maqedonisë së Madhe” në një shkollë në Ohër
Harta e të ashtuquajturës “Maqedonia e Madhe” është hasur në shkollën fillore “Grigor Përliçev” në Ohër, zbulon organizata “Zgjohu Shqiptar!!!”.
Kjo shkollë tubon nxënës të të gjitha komuniteteve, ndërsa harta e tillë është e vizatuar në një nga muret e klasëve të ciklit të ulët.
Shfaqja e këtij vizatimi grandioz në një institucion arsimor vjen vetëm pas disa javëve kur disa të rinj shqiptarë u arrestuan dhe kërcënohen me dënime me burg, për shkak të vizatimit të një grafiti me hartën etnike shqiptare.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e pyetur lidhur me skandalin nuk ka komentuar asgjë, duke paralajmëruar hollësi gjatë ditëve të ardhshme.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”