10 vite burg kush del nga vetizolimi, deputeti i opozitës: Çmenduri totale

Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti, kundërshton propozimet për ndryshimet në Kodin Penal.  Në një postim në facebook,  deputeti i opozitës Andi Përmeti del kundër propozimeve të reja që mazhoranca do të marrë për ndëshkimin e shtetasve që shkelin rregullat e vendosura nga qeveria për izolimin. Ai shprehet se shkruan nuk mund të rrezikojë deri ne e10 vite burg një person jo mbartës i sëmundjes infektive. “Është detyra e këtij shtetit që e ka çuar mjekësinë në kolaps të plotë nga PPP-të korruptive që të testojë dhe të vërtetojë kush është mbartës”, shkruan Përmeti.

Postimi i Andi Përmetit

Nuk mund të tolerohet më i fshehur nën luftën ndaj CoVid-19. Sot në media qarkullojnë ndryshimet në Kodin Penal sipas oreksit momental të kryeministrit Rama. Duke shpresuar që të mos jenë zyrtare, por një qarkore e hedhur me dashje nga Fuga ne media po deklaroj kundërshtinë time absolute ndaj një absurdi juridik të kësaj natyre. Për të qenë më të qarte me disa nga ndryshimet e propozuara: -Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Shpjegim i thjeshtë: Gjyshja më poshtë (dhe mijëra pensionistë, por dhe njerëz që kanë një problem urgjent dhe nuk mund të presin me orë për te marre lejen nga aplikacionet e mbingarkuara të qeverise) rrezikojnë të shkojnë në burg ose të ngelen pa ushqime e pa ilaçe.

Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit. Shpjegim i thjeshtë: Po kjo gjyshe (dhe mijëra pensioniste dhe njerëz ne kushte varfërie ekstreme të cilët nuk posedojnë smartphone) i duhet të ushqehen jo një dite po në mënyrë të përsëritur dite mbas dite, pra i duhet të zgjedhin ushqim ose burgun.

Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet. Shpjegim i thjeshtë: Nuk mund të rrezikojë deri në 10 vjet burg një person jo mbartës i sëmundjes infektive. Është detyra e këtij shtetit që e ka çuar mjekësinë në kolaps të plotë nga PPP korruptive që të testoje dhe të vërtetojë kush është mbartës. Kush nuk është ka të drejtën e plotë të dalë dhe nqs shkel urdhrin të merret masë administrative. Burgu deri në 10 vite është një shpërthim sadist i një personi që çdo ditë e më shume habit se deri ku mund t’i çoje eksperimentet me këtë popull.

Dakord me çdo ndryshim ligjor kur një person zyrtarisht i infektuar shkel masat e karantinës duke sjell rrezik dhe pasoja në shëndetin e të tjerëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT