Thirrjet progreke, Godo: Jemi në NATO, Greqia s`mund të prekë kufirin shqiptar
Historiani dhe politikani Sabri Godo reagoi sot lidhur me deklarimet e fundit të përfaqësuesve të qarqeve greke për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, sipas etnisë dhe përkatësisë fetare.
Sipas Godos, thirrje dhe pretendime të tilla, i përkasin njerëzve që vijnë nga e kaluara dhe që nuk e kuptojnë realitetin e sotëm në Ballkan.
“Njerëz si Nikolas Gejxh apo konsulli grek në Korçë, vijnë nga e kaluara dhe nuk e kuptojnë realitetin e sotëm, që Ballkani po integrohet në Europë dhe Shqipëria ka hyrë në NATO dhe kufijtë e saj janë të paprekshëm. Kjo tregon se ata janë tërësisht jashtë kohe”, -tha Godo.
Lidhur me ndryshimin e kombësisë nga shqiptare në greke nga qytetarë shqiptarë, ai tha se ky është një problem politik i shtetit shqiptar, por dhe i drejtësisë shqiptare, e cila duhet të ndërpresë çdo abuzim në këtë proces.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut