Maqedoni, huliganët kërcënojnë me akte dhune në Kalanë e Shkupit .
Disa huliganë maqedonas, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, kanë paralajmëruar për një protestë të re ditën e sotme në Kala, si hakmarrje për incidentet e javës së kaluar.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska edhe njëherë apeloi sot deri te të gjithë ata të cilët planifikojnë t’i bashkëngjiten tubimeve të paralajmëruara përmes rrjeteve sociale të internetit, ku është e mundur të shpërthej dhuna, të heqin dorë, sepse siç theksoi, policia do të reagojë pamëshirshëm dhe ashpër do ti sanksionoj.
“Disa ditë reshtë jam munduar që përmes kontakteve direkte, përmes paraqitjeve në opinion të apelojë te ata qytetarë të cilët ndoshta janë në dilemë nëse do të marrin pjesë në protesta të dhunshme që të mos e bëjnë këtë, sepse policia do të jetë e pamëshirshme ndaj çdo lloj dhune që mund të shfaqet. Unë kamë realizuar takime të shumta me udhëheqës në polici dhe përsëris se do të përdorim të gjitha mjetet ndaj atyre që prishin rendin dhe qetësinë publike”, deklaroi Jankullovska.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut