Ish-ministri: Qumështi me substanca kancerogjene, merrni masa urgjente
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka ngritur shqetësimin për qumështin që konsumohet nga shqiptarët.Sipas Panaritit, gjysma e mostrave të qumështit vendas, të analizuara nga AFI, kanë rezultuar me aflatoksinë, një substancë kancerogjene e fuqisë shumë të larte.“MB dhe AKU duhet të bëjnë urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese të ushqimeve të ndotura , të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa më parë dhe menjëherë!!!”, shkruan ish-ministri.Panariti e konsideron këtë çështje nje magaskandal dhe një supermashtrim dhe ka kërkuarv që prokuroria të nisë një hetim.Pas alarmit të ngritur nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, se substanca kancerogjene janë injektuar në qumështin vendas, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.Në një postim në rrjetin social facebook, Peleshi pralajmëron se do të ndërhyjnë në mënyrë po radikale në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.“Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”,-shkru
an ministri i Bujqësisë.