Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Historiani zbulon emrat: Kush janë 4 ekstremistët grekofonë që po mbushin me parrulla antishqiptare Jugun e Shqipërisë

Pjesëtarët e një grupi ekstremist grekofon po punojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë në zyrat e partisë Naziste greke “Agimi i artë” me deputetin Kristo Papas i cili është shpallur non Grata në Shqipëri.

Kjo prapaskenë është zbuluar nga historiani Arben Llalla, ku sipas tij janë 3 persona që po mbushin Jugun e Shqipërise me parrulla antishqiptare nga Korça, Himara, Saranda etj.

PËr këtë ai ka publikuar dhe një foto ku del që flamuri nuk është i Greqisë por i ushtrisë Greke të 1914 që kreu masakra në Jugun e Shqipërisë dhe shpalli aneksimin e tij.

MË POSHTË SHKRIMI I PLOTË I HISTORIANIT
Me numra janë pjesëtarët e grupit ekstremistë i grekofonëve që punojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë në zyrat e partisë naziste greke Agimi i Artë me deputetin Kristo Papas i cili është shpallur NON GRATA në Shqipëri. 1.Lefter Prifti, 2.Janis Papas, 3.Thomas Kubulis. Këta fytyra prej vitit 2010, mbushin Jugun e Shqipërisë me parrulla antishqiptare nga Korça, Himara, Saranda, etj. Ndërsa ai palo flamur nuk është i Greqisë por i ushtrisë greke të 1914 që keru masakra në jugun e Shqipërisë dhe shpalli Aneksimin e tij. Por shteti ynë çfarë bënë kur ne u ofrojmë fakte?

Back to top button