O Gimçja i AKU-së, na thuaj cili është bosi i firmës, që futi 27 ton fileto pule kancerogjene nga Brazili?
Kur kapin shitës ushqimesh në tezga, AKU i publikon me fotografi, emër, mbiemër, emër babai e gjyshi dhe i sekuestrojnë me kronika televizive “live”
Këtë stinë vere, AKU ka nisur të godasë paligjshmërinë dhe rrezikshmërinë ushqimore në prodhimin vendas, në import, në treg e në njësitë masive të gatshme, të cilat deri para 3 muajve, në shkëmbim të ryshfeteve e urdhërave nga shtetarët dhe prej lidhjeve me bizneset, liheshin të lirë të “vrisnin” konsumatorin. Sipas lajmit të AKU, janë kapur 27 ton fileto pule braziliane me “Salmonele”, tepër të rezikshme për shëndetin dhe jetën e konsumatorit, prej nga Shqipëria importon afro 80% të sasive të çdo lloj mishi kancerogjen, duke e pranuar si vend me “porta të shqyera” doganore e kufitare, për shkak të kontrollit ushqimor (AKU) dhe drejtësisë së degraduar prej korrupsionit.
Drejtori i AKU, Agim Ismaili, njoftoi shqiptarët, se ka kapur “1 thelë mish pule” (27 ton fileto) në Portin e Durrësit, të cilat nëse do të toleroheshin prej AKU-së, do të futej si ushqim masiv në treg, restorante, mensa popullore, “Fast Food”-e, restorante hotelesh me dhe pa yje e me tendera korruptiv, nëpër menca konviktesh, kopshte fëmijësh, azile pleqsh, qendra sociale e sidomos nëpër spitale.
Kapja edhe e 27 tonëve fileto në Durrës, provon faktin, se në Shqipëri vazhdojnë futen mishra e produkte të tjera kancerogjene, madje me 10-20 vjet gjendje frigoriferike, duke u lejuar nga inspektorë e shefa-plehrat e AKU, në bashkëpunim me horrat e kufirit e të doganeve, në të kundërt, nuk mund të futej dot as mish e pula, as oriz plastik, as vaj traktori që shitet si vaj gatimi, as çokollata fëmijësh me element kanceroz, as qumësht me “Aflatoksinë”, as mbeturina kafshësh që përdoren për sallame dhe as miell tagji kafshësh, që përdoret për bukë e pastiçeri.
Nisur prej shumë rasteve, kemi një pyetje për Agim Ismailin e AKU, që lidhet me detyrimin e tij shtetëror: Përse nuk e publikoni emrin e firmës dhe pronarit të saj, që solli 27 ton filto pule kancerogjene nga brazili, mbasi anonimati, sikur “bie erë gjobe private”?! Sepse realiteti deri sot, ka treguar, që AKU nuk i publikon emrin biznesit që abuzon, drejtësia i mbyll dosjen, Taulant Kalo (Peshku) i ISUV i liron filetot e pulës, çokollatat, miellin, vajin, bulmetrat, prodhimet e detit e sallamrat me analiza “janë të sigurta” siç bën me çdo rast, bosët e ushqimeve vazhdojnë biznesin, ndërsa shqiptarët vazhdojnë hanë ushqime me kancer e pa asnjë vlerë ushqimore.
Shef Gimçja, nëse bosi i filetove që kape në Durrës, të “ka takuar shoqërisht”, ose është mik dhe ortak i ndonjë shefi që “të fut k… në big”, ke të drejtë të mos ia publikosh emrin, por emri dihet sepse ka 20 vite që e bënë këtë “linjë” me produktet e pulës dhe mishit Brazilian, maqedonas, bullgar e grek dhe nëse dyshon, pyet Gon Dukën, Jemin Gjanën, Genc Rulin dhe Edmond Panaritin, se ata i kanë “gjurmët e gishtave” nëpër kofshët e pulave e të hipopotamëve, që janë futur me tonelata në Shqipëri, me vulat dhe firmat e tyre, si “mish i freskët, cilësor me standarde të tregut të BE”!/Pamfleti/ZgjohuShqiptar.info