VIDEO/ Anija përfshihet nga zjarri në Portin e Shëngjinit, alarmohen autoritetet, forca të shumta drejt vendngjarjes!

Një anije e ankoruar është përfshirë nga flakët në Portin e Shëngjinit pasditen e sotme (3 shtator).
Re të dendura tymi dhe zjarri janë parë në vendngjarje.
Mësohet se menjëherë janë nisur drejt portit forcat zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Autoritetet janë alarmuar, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për dëmin e shkaktuar, dinamikën dhe shkaqet.
Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.
