Cudira Shqiptare, dy standarte në FSHF: Disiplina e përjashton për dhunë, Apeli fal Këlcyrën (VIDEO)
Vendimi i Komisionit të Apelit në FSHF ka vendosur të rikthejë Këlcyrën në Kategorinë e Dytë, teksa Komisioni i Disiplinës e dënoi me përjashtim, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen ndaj Përmetit, ku u dhunua gjyqtari kryesor Alvi Paço, të cilin e goditën tre futbollistë të Këlcyrës, të dënuar me përjashtim përjetë nga futbolli aktiv.Nëpërmjet një vendimi të bërë publik, Komisioni i Apelit e quajti shumë të rëndë dënimin dhe vendosi që klubi i Këlcyrës të rikthehet në Kategorinë e Dytë, dhe të luajë 14 ndeshje pa tifozë. Kujtojmë që kjo skuadër do të udhëtojë drejt Sarandës për t’u ndeshur me Butrintin dhe ky vendim i gjen të papërgatitur.