Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Harta e koronavirusit në Shqipëri/ ‘Skuqet’ qendra, ja qyteti i dytë me më shumë raste pas Tiranës

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se ka shkuar në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare, vendin e parë me më shumë të prekur e mban Tirana, me 34 raste, ndërsa në vend të dytë vjen Fieri me 6 raste, i ndjekur nga Durrësi me 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), për të vazhduar me Lushnjen, Rrogozhinën dhe Elbasanin me nga dy raste.

Siç shihet harta e virusit është shtrirë kryesisht në Shqipërinë Qëndrore, ndërsa Veriu dhe Jugu mbeten të paprekur për momentin. Nga testet e bëra kanë rezultuar të prekur me koronavirus edhe 1 mjek dhe 3 infermiere.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Back to top button