Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Zbardhet raporti sekret i Qeverisë për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini i Zi

TIRANE-Pas konfliktit mes Shqipërisë dhe Greqisë për marrëve-shjen e ujërave kufitare, qeveria shqipt-are do të përballet dhe më një kërkesë problematike të palës helene, atë të devijimit të burimit të lumit Vjosa. Po ashtu dhe me kërkesën e qeverisë maqedonase, për të devijuar burimin e lumit të Radikës, që derdhet në Drinin e Zi.

Qeveria greke ka miratuar më 31 korrik të vitit 2013 një projekt që synon të devijojë lumenjtë në Veri të Greqisë për të pasuruar liqenin e Janinës dhe në listën e lumenjve është edhe ai i Vjosës. Ministria e Jashtme e ka shprehur këtë problematikë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, me kërkesë të deputetëve Fatmir Mediu i PR-së dhe Përparim Spahiu i LSI-së. “Panorama” zbardh raportimin sekret të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme, të cilët kanë informuar ligjvënësit se janë ngritur grupet e punës ndërqeveritare për të negociuar me shtetet fqinje, Greqinë dhe Maqedoninë, për problematikat që mund të lindin nga devijimi i burimeve të lumenjve të rëndësishëm të vendit, si Vjosa dhe Drini i Zi.

Me Maqedoninë
Qeveria maqedonase i ka propozuar qeverisë shqiptare një projekt për të devijuar në tri kanale të nëndheshme burimin e lumit Radika, për të ndërtuar një hidrocentral në Fushën e Likovës. “Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të problematikës së krijuar qoftë me komunitetin e Dibrës së madhe, për çështjen e një projekti të cilin qeveria maqedonase e ka miratuar nga ana teknike për ndërtimin e një hidrocentrali në Fushën e Likovës.

Back to top button