Vengu takon studentët shqiptarë në Tetovë, mbështet protestat për provimet në gjuhën shqipe

Deputeti Piro Vengu ka takuar ditën e sotme studentët e universiteteve të Tetovës, të cilët prej muajsh protestojnë për kryerjen e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.

Ish-ministri i Mbrojtjes përgëzon studentët dhe shprehet se një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me maturi e vizion meriton gjithë mbështetjen tonë.

“Takimi me studentët shqiptarë të tre universiteteve të Tetovës ishte një moment që të rikthen besimin tek e ardhmja.

Plot dinjitet, kurajë dhe qytetari ata ngrenë zërin prej muajsh, jo vetëm për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer kauzën e tyre në një çështje të madhe të drejtash europiane për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me maturi e vizion meriton gjithë mbështetjen tonë”, shkruan Vengu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT