Thaçi shpërthen ndaj Berishës: Gërmadhë politike, je njëlloj si Millosheviçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ashpërsuar tonet mbrëmjen e sotme, si kundërpërgjigje për deklaratat publike të Berishës.

Ish-kryeministri Berisha e ka quajtur shpesh Thaçin ‘argat të Beogradit’.

I ftuar në Opinion, Thaçi tha se Sali Berisha ka bërë mëkate të mëdha të cilat kanë qenë paralelisht me gjenocidin fizik që ka bërë Millosheviçi.

‘Me lejo të them që unë çuditem se si Berisha nuk ka pasur guximin qytetar për të kundërshtuar korrigjimin e territoreve të propozuar nga Rugova, nga Rexhep Qosja, akademik Nexhat Daci. Tani mund te them me siguri se krimineli është në vendin e krimit.

Berisha ka bërë mëkate të mëdha dhe këto mëkate kanë qenë paralele me gjenocidin fizik të Millosheviçit në terren. Ai ka qenë paralel duke luftuar dhe propaganduar kundër UÇK-së si organizatë fondamentaliste, marksiste dhe terroriste’, shprehet ndër të tjera Thaçi.

Më tej, Presidenti tha se kur ishte zgjedhur kryeministër kishte pasur një respekt reciprok me Berishën, por tashmë sipas tij ai ka mbetur si një gërmadhë e skenës politike shqiptare.

‘Kur jam zgjedhur kryeministër kemi pasur respekt reciprok. Por tani shpreh keqardhje të madhe për gjendjen e Berishës si një gërmadhë e skenës politike shqiptare’, përfundon Hashim Thaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT