Boksieri shqiptar Prenga “pushton” Toronton, mposht me nokaut kampionin kanadez
Kristian Prenga është shndërruar në një nga emrat më të suksesshëm të boksit shqiptar, dukë shënuar ditën e sotme një tjetër fitore të madhe.Shqiptari dominoi në të gjitha drejtimet duelin përballë kampionit të Kanadasë, Tim Chemelli.27- vjeçari nga Mirdita shkëlqeu në ndeshjen e zhvilluar në “Toronto Covention Center”, e cila nisi me disa grushte të zjarrtë.Dy luftëtarët shkëmbyen goditje, megjithatë, në mbyllje të raundit fillestar, Prenga bëri diferencën me fuqinë e tij.Një goditje e saktë e shqiptarit e rrëzoi në tapet boksierin kandaez, i cili, me vështirësi, arriti të ringrihej.Raundi i dytë ishte vendimtar për fitoren e mrekullueshme të Prengës, pasi, reagimit fillestar të Chemellit, iu kundërpërgjigj me një goditje “knock-out”-i.Djaloshi nga Mirdita zotëron dy tituj kampion Europe dhe një kampion bote në kickbox./ZgjohuShqiptar.info