Mjeku i tha Bashës se u fut në karantinë pasi nuk kishte veshje speciale, por fotot që publikon tregojnë diçka tjetër

Mjeku i QSUT-së, Ilir Allkja deklaroi se u fut në karantinë, sepse nuk kishte veshje speciale kur vizitoi 3 pacientë, të cilët rezultuan me koronavirus.
Mesazhin tij e publikoi kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ngriti shqetësimin se autoritetet, nuk po kujdesen aq sa duhet për mjekët, e kërkoi edhe rritjen e fondit për të luftuar koronavitrusin.
Allkja tha se nuk kishte qenë në dijeni të faktit që këta persona dyshoheshin se ishin prekur nga COVID-19.
Por deklarata e tij të bën të dyshosh, kjo për shkak të një fotoje të publikuar më herët, ku ai shfaqet me veshje speciale, ku shprehet i gatshëm “në luftën kundër Covid-19”
Por jo vetëm kaq. Në profilin e tij gjen edhe fotografi, ku ai merr pjesë në mitingjet e PD-së, ku nuk mungojnë edhe statuset kundër Ramës.