DASH mesazh Shqipërisë pas dëbimit të dy diplomatëve të Iranit

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, ka reaguar për dëbimin e diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Në një postim në mediat sociale, Ortagus shprehet se është një vendim për t’u lavdëruar i Shqipërisë.

Këtë të mërkurë qeveria shqiptare njoftoi për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, shtetasit Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati.

Këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.

Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy të ashtuquajturit diplomatë të Iranit. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë”, shkruan Morgan Ortagus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT