Pirroja i Epirit, poezi të lashta kushtimore
PIRROJA I EPIRIT, POEZI TË LASHTA KUSHTIMORE Me botën e kulturën e stërmotshme ilire, me personalitetet e saj, lidhen edhe disa poezi të kultivuara me karakter kushtimor, ku gjejmë një informacion me interes historik të veçantë për kohën e krijimit të tyre.Është shkruar disa herë për këtë temë 1).Ilirët e kanë njohur poezinë e kultivuar, ndonëse epigramet e mbishkrimet poetike i kanë shkruar me gjuhë kulture greke apo latine, dukuri kjo e përbashkët për shumë popuj evropianë e mesdhetarë në një hark kohor të gjatë nga antikiteti deri në mesjetë.Kjo nuk e mohon në asnjë mënyrë karakterin etnik dhe përmbajtjen ilire të këtyre krijimeve e bërësve të tyre.Kurse gjuha e huaj e përdorur duhet kuptuar dhe shpjeguar në konvencionalitetin e saj, si dhe ndoshta me një përdorim ndërkombëtar, siç ndodh edhe sot.Në shekullin XVI Marin Barleti i shkroi në latinisht kryeveprat e tij, por asnjë nuk e mohon shqiptarësinë e tij.Kjo parantezë na fut më në temë edhe të krijimeve të lashta poetike që lidhen me Pirron e madh të Epirit (318-272 para erës sonë), një nga figurat më të çuditshme e energjike të antikitetit, krijues i një shteti të fuqishëm epirot, që luajti një rol të madh në historinë e lashtë, në betejat kundër romakëve e maqedonasve etj.Diodori i Sicilisë (shekulli I para erës sonë) në veprën e tij “Bibliotheca Historica”mbasi shkruan për një fitore të Pirros kundër galatëve, aleatë të maqedonasve, shton se Pirroja “vendosi në tempullin e Athinasë Itone mburoja të armikut dhe plaçkën më të çmuar, ai gdhendi edhe këtë mbishkrim:Pirro Molosi ja dhuron Athinasë Itonekëto mburoja që ua hoqi galatëve të fortëmbasi mundi tërë ushtrinë e Antigonit2po kjo nuk është ndonjë çudi e madhese ajakidët3 janë edhe tani luftëtarësiç kanë qenë përherë në të kaluarën”Të njëjtin mbishkrim poetik e përmend edhe Plutarku në veprën e tij “Vitae parallelae” në shekullin II të erës sonë, si dhe Pauzania në “Discriptio Graeciae” në të njëjtin shekull.Pauzania na bën të ditur edhe një tjetër mbishkrim poetik të Pirros. Pauzania ve në dukje se Pirroja “edhe Zeusit të Dodonës i kushtoi mburojat e marrura maqedonasve, ku qe shkruar:Këta dikur plaçkitën Azinë plot me ar,këta dhe Heladën deshën që ta robërojnë,tani në shtyllat e tempullit të Zeusitsi jetime rri plaçka e Maqedonisë mburracake!”Të dy këto poezi janë bërë para vitit 272 para erës sonë.Tani diçka për përmbajtjen e poezive.Së pari, del qartë me anë të vargjeve (që janë edhe dokumente epigrafike të kohës) se Pirroja është me origjinë epirote-ilire.Ai jo rastësisht e mbiquan vehten “Molosi”, dmth nga fisi i madh ilir i molosëve.Gjithashtu ai shënon se “ajakidët, (dmth, gjinia të cilës i përket Pirroja) janë dhe tani luftëtarë” duke shprehur një njohje të historisë së tyre të kaluar e një krenari për traditën e tyre luftarake.Lidhur me këtë Diodori i Sicilisë ka shënuar se “epirotët e kanë për gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdheun e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre dhe farefisin”.Me rëndësi të veçantë është fakti se poezinë e dytë Pirroja e bëri pikërisht në tempullin e Zeusit të Dodonës, qendër pellazgo-ilire, që Homeri e lartëson në epet e tij duke e quajtur hyun suprem si “Zeus pellazgjik”.Kushtimi i poezisë dhe armëve në këtë tempull është bërë nga Pirroja me qëllim të caktuar.Kjo shpreh ndërgjegjen e tij për origjinën epirote-ilire si dhe një nderim për një kryevend kulti të lashtë për të parët e tij. Sipas Herodotit ky ishte orakulli më i vjetër.Pirroja e rindërtoi tempullin vetë në fillim të shekulli III para erës sonë.Në portikun e tij ai vendoste mburojat e trofetë ushtarake. Atje ruheshin edhe paktet politike të epirotëve.Sipas Dakarit 4) gjatë gërmimeve arkeologjike në Dodonë janë gjetur në tempull mburoja me mbishkrime. Në njërën shënohej “Mbreti Pirro dhe epirotët e tarantinët prej romakëve e aleatëve të tyre ia kushtojnë nanaosit të Zeusit”, kurse në një mburojë tjetër ruhet vetëm fjala “Bazileus”.