Reagon shteti Shqiptar, do të shkulet kryqi që u ngrit pa leje nga ekstremistet grek në Himarë (FOTO)
LE TE PRESIM, KRYQI PA LEJE ENDE NUK ESHTE HEQUR

Shqipëria prej ditësh ndodhet në shtetrrethim si një masë e shtuar në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së koronavirusit.
Levizja “Zgjohu Shqiptar” diten e djeshme bëri publik një denoncim se dhe pse në izolim, disa grekë në Himarë gjatë këtyre ditëve kanë dalë nga izolimi dhe kanë vendosur flamurin e vorio epirit dhe kane ngritur nje kryq me permasa te medhaja.
Ky është një provokim nga ana e ekstremistëve grekë për të ritheksuar se ajo është tokë “vorio epiri”.
Mënjëher pasi “Zgjohu Shqiptar” ka depozituar denoncimin ne organet perkatese, reagimi ka qene i menjehershem dhe jane vënë në lëvizje si policia por edhe bashkia Himarë nga ku zyrtare të saj kanë deklaruar se ditën e sotme do të ndërhyjë që të heqi kryqin i cile është vendosur pa leje.
Ndërkohë që sot policia kreu aksionin , pasi personat nën hetim ditën e djeshme përveçse ngritën kryqin, me vete kishin edhe flamurin e Vorio Epirit, duke bërë kështu një provokim të hapur.
Organizata “Omonia” ka shprehur indinjatën për operacionin policor të ditës së sotme në Himarë, ku një skuadër e antiterrorist mori nën hetim 10 banorë të Himarës.
“Bëhet fjalë për të rinj te cilët, si një përkushtim dhe premtim që prej kohësh kishin bërë ditët e mëparshme, lartësuan në nje kodrinkë të vogël pranë Manastirit te Hirshëm te Fjetjes së Tërëshenjtës Mari – Athaliotisës, simbolin e Kryqit të Nderuar.
Gjithashtu përbën një të drejtë të sanksionuar përsa i përket pohimit publik të besimit dhe ushtrimit të lirë dhe pa pengesa të lirive, të drejtave dhe detyrimeve të besimit fetar.
Për më tepër kjo në Himarë, ku identiteti fetar i komunitetit është historikisht dhe aktualisht i dëshmuar si i Krishterë Orthodhoks.”, thuhet në reagimin organizatës.



