Çfarë do të kishte bërë ndyshe Samir Mane nëse do të ishte kryeministër

Gjatë një lidhjeje live me studion e “Opinion”, sipërmarrësi Samir Mane tha se është momenti që një pjesë e mirë e bizneseve të fillojnë të hapen, sigurisht të shoqëruara me protokolle të forta.
I pyetur se çfarë do të kishte bërë ai nëse do të ishte në vendin e kryeministrit, Mane u përgjigj:
“Eshtë pyetje e vështirë në fakt. Natyrisht që unë do të kisha ndjekur një politikë më liberale, ndoshta në hapjen e bizneseve. Ndoshta kjo vjen dhe nga fakti që merrem vetë me biznese.
Nuk do t’i hapja qëndrat tregtare, por do të kisha një rrugë më të avancuar për hapjen graduale të bizneseve sepse një pjesë e madhe e parave që po paguhen tani, nëse këto biznese do të ishin të hapura, nuk do të shpenzoheshin.”
Edhe për Samir Manen, bizneset që do të qëndrojnë më gjatë të mbyllura dhe që do të kenë pasoja më të mëdha nga kjo janë baret, restorantet dhe turizmi.