Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Ministrat u mblodhën sërish këtë të enjte, 26 mars 2026.

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, bëri me dije se u diskutua gjerësisht për Paketën e Maleve, duke u ndalur specifikisht te tre bashki.

“Duke filluar me bashkinë Pukë, Bulqizë dhe Lezhë. Kemi pothuajse gjysmën e bashkive në vend me zonat prioritare të miratuara. Numri i interesimeve në territor i është aftuar numrit 500!”, tha ai.

Këtë nismë, e cilësoi prioritet të qeverisë për zhvillimin e territorit.

U pyet edhe për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës teknologjike të institucioneve në vend, më i fundit ndaj Postës Shqiptare.

“Nuk ka të dhëna që ka informacione të enkriptuara, që janë të paaksesuseshme për pjesën operacionale të vetë Postës”, u përgjigj Demo.

Njoftoi se sot do të mblidhet Bordi i Transparencës, për të dalë me një vendimmarrje sa i takon ndryshimeve në çmimin e naftës.

“Po merr informacionet për lëvizjen e çmimeve apo ndryshimi i vetë Bursës”, u shpreh ministri. “Nuk duhet spekuluar”, theksoi Demo për aludimet se po rriten në mënyrë drastike edhe çmimet e ushqimeve.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, njoftoi se qeveria ka miratuar ngritjen e Komisionit të Çmimeve të Barnave, një hap për më shumë transparencë, përshpejtim të procedurave dhe furnizim të qëndrueshëm të barnave.

Vendimi synon përcaktimin e qartë të çmimeve, shmangien e mungesave, sigurinë e tregut farmaceutik dhe garantimin që çdo pacient të ketë barna cilësore në kohën e duhur, duke përfshirë masa të veçanta për vitin 2026.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT