Ish-ministri i brendshëm i vrasjeve të 21 janarit na fton të protestojmë

Edhe pse ishte Ministër i Brendshëm dhe përgjegjës për vrasjen e katër demonstruesve nga Garda në 21 janar, kreu aktual i PD Lulzim Basha nuk është hetuar për krimet e rënda të asaj dite.Sot ai bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 27 janarit.Në një intervistë televizive pak kohë më parë për 21 janarin ai tha se ka vepruar “brenda kornizave të ligjit”.Pyetjes përse “më 21 janar nuk i dorëzuat pamjet”, ish-ministri iu përgjigj:“Nuk është e vërtetë. Nuk duhet të bini pre e lojës së ulët të z.Rama”“Kemi qenë brenda kornizës së ligjit” – tha Basha, ndërsa një pyetjeje nga shikuesit se përse qeshte edhe kur fliste për ngjarje si ajo e 21 janarit, ai iu përgjigj:“Unë nga natyra jam optimist, ndaj qesh. Por, pavarësisht mimikave të fytyrës, çdo qelizë e trupit tim vuan për fatin e shqiptarëve nën këtë qeverisje. Ndaj unë do punoj që të gjej një zgjidhje për shqiptarët…” Dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT